Gjermani, 47 për qind e qytetarëve dëshirojnë që Merkel të dorëhiqet

Mos i humb

Në Gjermani, 47 për qind e qytetarëve dëshirojnë që kancelarja gjermane, Angela Merkel, të lërë detyrën e saj.

Sipas një anketimi të realizuar nga kompania YouGov, për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, theksohet se 47 për qind e pjesëmarrësve në anketim dëshirojnë që kryetarja e përgjithshme e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU), Angela Merkel, të dorëhiqet nga detyra pa mbushur 4 vite, ndërsa 36 për qind theksohet se mbështesin që Merkel të vazhdojë përfundimin e detyrës së saj 4 vjeçare.

Pjesëmarrësve në anketimin e zhvilluar më 19-21 me 2.036 persona iu është drejtuar pyetja “Kancelarja Merkle të qëndrojë kancelare për 4 vite apo ta lërë më parë detyrën e saj në rastin e formimit të një qeverie të re nën drejtimin e kancelares Angela Merkel?”.

Sipas anketës, theksohet se 17 për qind e votuesve të partive të bashkimit kristian (CDU/CSU) kanë shprehur opinionin që Merkel të lërë detyrën pa mbushur 4 vite, ndërsa 75 për qind e tyre janë shprehur që të vazhdojë këtë detyrë deri në vitin 2021.

Bisedimet paraprake që filluan më 18 tetor me qëllim të krijimit të “koalicionit Xhamajka” midis CDU/CSU, Partisë së Lirë Demokratike (FDP) dhe të Gjelbërve pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në Gjermani më 24 shtator, dështuan për shkak se FDP u largua nga tryeza e bisedimeve.

SPD dhe CDU/CSU do të zhvillojnë bisedime paraprake për koalicionin ndërmjet datave 7-12 janar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit