Gjermani – Heiko Maas bën thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Idlib të Sirisë

Mos i humb

“Situata humanitare në Idlib është nivel katastrofik dhe po përkeqësohet përherë e më shumë”, deklaroi Maas në një prononcim për Grupin Mediatik “Funke”.

Ai theksoi se dhjetëra-mijëra njerëz po detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve.

“Këta njerëz detyrohen të arratisen nën kushte të rënda, nën mes të dimrit. Ekziston një nevojë urgjente për të ndalur sulmet dhe për një armëpushim të qëndrueshëm”, u shpreh kryediplomati gjerman.

Sipas Grupit Mediatik “Funke”, rreth 225 mijë njerëz, të cilët kanë braktisur shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga sulmet e regjimit të Assadit dhe Rusisë në Idlib, po emigrojnë drejt kufirit të Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit