Gjermani, Merkel kërkon masa të reja kufizuese kundër COVID-19

Mos i humb

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi sot masa të reja kufizuese për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit të ri përballë një rritjeje të infektimeve në vend dhe ndërkohë që dimri po afrohet.

Drejtuesja konservatore, që do të mbledhë sot drejtuesit e 16 shteteve rajonale, kërkon gjithashtu reduktimin në 25 të numrit të pjesëmarrësve në një festë private dhe në 50 për një festë në një hapësirë publike në rast të rritjes së fundit të numrit të infektimeve me COVID-19, sipas projektligjit që do të miratohet gjatë këtij takimi.

“Për shkak të uljes së temperaturave, qëndrimet e gjata në hapësirat e mbyllura gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe sezonit të gripit që kërcënon, ne duhet tashmë të tregohemi vigjilentë, veçanërisht në organizimin e argëtimeve dhe festave private”, nënvizojnë zyrtarë të ndryshëm politikë.

Në restorante, kafene dhe bare ku secili klient duhet të lërë detajet e tij të kontaktit, gjobat prej minimumi 50 euro do të vendosen gjithashtu nëse personat japin informacion të rremë.

Në disa rajone të prekura veçanërisht nga virusi, shitja e alkoolit gjithashtu mund të jetë e kufizuar përkohësisht.

Berlini bën thirrje edhe një herë për përgjegjësinë e gjermanëve ndërkohë që sipas zëdhënësit të tij, Angela Merkel është “shumë e shqetësuar” për evolucionin e fundit të pandemisë. ”

“Ne mund të arrijmë të luftojmë virusin vetëm nëse të gjithë kontribuojnë”, theksoi ai.

Ai kujtoi rëndësinë e mbajtjes së një maske që mbulon hundën dhe gojën në hapësirat publike dhe respektimin e një distance prej 1,50 metra.

Orët e kufizuara të punës të cilat mund të ndryshojnë nga një rajon në tjetrin gjithashtu do të vazhdojnë të mbahen.

“Në një vend, që deri tani është kursyer mjaft nga pandemia, numri i rasteve të reja të përditshme fatkeqësisht ka filluar të rritet përsëri që nga fundi i korrikut”, sipas dokumentit qeveritar.

“Numri ditor i infektimeve të reja ka tejkaluar 2 000”, sipas institutit shëndetësor të Robert Koch, ndërsa 9 471 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 që prej shfaqjes së tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit