Gjermani: Pas thertoreve, një tjetër vatër infeksioni Covid zbulohet në Bavari

Mos i humb

Një vatër e re epidemie Covid ka shpërthyer në një ndërmarrje kateringu bavareze në Gjermani, ku të paktën janë identifikuar 44 raste pozitiv.

Në mesin e të infektuarve ka edhe 10 azilkërkues nga qendra e pritjes në Hechendorf, nga ku më parë ishte dhënë alarmi për epideminë.

Ndërmarrja ushqimore, e cila u mbyll për 14 ditë, furnizon mensat e klinikës universitare Grosshadern në Mynih, e cila është shtëpi për rreth 2000 pacientë.

Para pak ditë në Gjermani, autoritetet kanë karantuar mijëra njerëz, përfshirë 700 banorë të një blloku apartamentesh në Göttingen (Saksonia e Ulët), pasi 120 prej tyre u testuan pozitive për Covid-19. Për më tepër, 1500 njerëz të punësuar në një fabrikë të përpunimit të mishit të vendosur në zonën Guetersloh të North Rhine Westphalia janë gjetur të infektuar me Covid.

Magdeburg, Verden, Greiz dhe Warendorf janë ndër krahinat gjermane që kanë kaluar shifrën 50 infeksione të reja për 100,000 banorë në një javë.

Deri tani në Gjermani janë regjistruar në total rreth 196 mijë raste Covid dhe 8979 viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit