Gjermani, pezullohen 29 policë për postime raciste

Mos i humb

Në rajonin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë janë pezulluar 29 policë që kanë kryer postime raciste në grupet e bisedave në WhatsApp.

Ministri i Brendshëm i rajonit Nordrhein-Westfalen, Herbert Reul, në një konferencë për media tha se kanë konfiskuar disa prova gjatë operacionit në agim të ndërmarrë në 34 vende në qytetin Essen lidhur me ngjarjen në fjalë.

Reul theksoi se arsyeja e pezullimit të policëve është e lidhur me postimet e tyre me përmbajtje neonaziste dhe përhapja e propagandës së ekstremit të djathtë në 5 grupe të ndryshme bisedash që ato janë përfshirë.

Gjithashtu Reul tha se kanë përcaktuar që këto policë kanë kryer retorika në kundërshtim me kushtetutën, si dhe që kanë përdorur mbi 100 simbole me kryqin nazist dhe fotografi të Hitlerit dhe dhomave të gazit të ngritura për hebrenjtë.

“Shpresoj që krimet në fjalë të jenë personale dhe individuale”, tha Resul, duke shtuar se rasti nuk është individual, por me gamë të gjerë dhe se këtë e vërejnë si një turp për policinë.

Nga policët në fjalë 25 prej tyre informohet se punojnë në drejtorinë e policisë Essen, ku disa prej tyre në nivel drejtuesish dhe disa në njësi të rëndësishme si forcat speciale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit