Gjermani, pilotët e Ryanair në grevë

Mos i humb

Punonjësit e kompanisë ajrore Ryanair në Gjermani kanë hyrë në grevë njëditore paralajmëruese, për shkak së cilës janë anuluar 150 fluturime.

Të gjithë pilotët e Ryanair në Gjermani janë futur në grevë të organizuar nga dy sindikatat më të mëdha të pilotëve në vend.

Prej gjithsej 400 fluturimeve, kompania Ryanair anuloi 150, duke u shkaktuar probleme dhjetëra mijëra pasagjerëve.

Stafi menaxhues i Ryanair paralajmëroi grevistët se nëse vazhdojnë me grevën do të largojnë një pjesë të stafit dhe do të mbyllin përfaqësinë në Gjermani.

Kompania këmbëngul në propozimin që mosmarrëveshjet rreth kushteve të punës të zgjidhen me bisedime të cilat do të mbahen me ndërmjetësit nga Irlanda, ku dhe është selia e kompanisë.

Ryanair është një nga kompanitë më të mëdha me buxhet të ulët në Europë, e cila operon në 37 vende dhe e cila vitin e kaluar ka transportuar 130 milion pasagjerë.

Për shkak të pakënaqësisë me kushtet e punës, në korrik punonjësit e kompanisë u hodhën në grevë në Spanjë, Belgjikë, Portugali dhe Itali, kurse vitin e kaluar grevë mbajtën punonjësit e Ryanair në Holandë, Suedi dhe Irlandë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit