Gjermani, politikanja me mbulesë në objektiv të ekstremistëve të djathtë

Mos i humb

Aygul Kiliç, e cila u prezantua si kandidate nga Partia e Lirë Demokrate (FDP) për zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit komunal, të cilat do të mbahen më 6 maj në qytetin Neumünster të Gjermanisë, për shkak të mbulesës së saj është bërë objektiv i ekstremistëve të djathtë.

Përkrahësit e partive të së djathtës ekstreme, Partia Nacional-Demokrate (NPD) dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD), për Kiliç, afishet zgjedhore të së cilës janë përdorur fotografitë e saj me mbulesë, nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shpërndarë mesazhe me përmbajtje poshtëruese dhe fyese si “Nuk bëhet kandidate nga pastruesja”, “Kandidatja që nuk di gjermanisht”, “Nuk e duam atë”.

Ndërsa FDP në faqen e saj zyrtare në internet shprehu mbështetjen për Kiliç me një deklaratë ku thuhet se “Njerëzit progresivë dhe liberalë janë ata të cilët nuk rekomandojnë që t’i bindin me forcë se çfarë të mbajnë veshur njerëzit e kulturave, feve dhe kombeve të tjera”.

Zëvendëskryetari FDP-së Wolfgang Kubicki në një deklaratë për mediat gjermane tha se “Ata të cilët e fyejnë një kandidate muslimane që mban apo jo shami, kanë rrugën deri në ferr. Në vend se t’i tradhtojmë vlerat tona, heqim dorë nga votat tona”.

Poashtu edhe Kiliç, e cila për një vit punon si edukatore në një çerdhe në një deklaratë për AA tha se të huajt dhe muslimanët të cilët jetojnë në Gjermani duhet të jenë më shumë pjesë e politikës dhe se duhet të përpiqen më shumë që të reflektojnë veten në mënyrë më të drejtë përpara popullit gjerman.

Ajo tha se ishte e përgatitur se do të ketë reagime si një kandidate me mbulesë.

“Mendoja se mua do të më bënin vegël të zgjedhjeve vetëm përreth Neumünster-it. Kjo temë u rrit shumë dhe u përhap në të gjithë Gjermaninë. Edhe pse jam mërzitur për sjelljet e shëmtuara dhe raciste, presionet e tilla nuk do të më frikësojnë”, tha Kiliç./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit