Gjermani, presidenti fton krerët e partive në bisedime për koalicion

Mos i humb

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka ftuar udhëheqësit e ish-koalicion qeveritar në vend në një takim për javën e ardhshme, përderisa vendi po përpiqet të formojë një qeveri të re.

Kancelarja Angela Merkel, udhëheqësja e Unionit Kristian Demokratik (CDU), Horst Seehofer, aleat i kancelares Merkel dhe udhëheqësi i Unionit Social Demokratik (CSU), si dhe Martin Schulz, udhëheqës i Partisë Social Demokratike (SPD), janë ftuar të marrin pjesë në samitin e javës së ardhshme.

Thirrja, në një deklaratë nga zyra e presidentit Steinmeier, erdhi pas dy muajsh të negociatave të dështuara pas zgjedhjeve federale të 24 shtatorit.

Bllokimi ka krijuar një pasiguri politike brenda Gjermanisë, ndërsa votuesit parashikojnë zgjedhje të reja nëse një marrëveshje nuk arrihet. Kjo vjen pas dështimit të bisedimeve të koalicion mes CDU/CSU, FDP-së pro biznesore dhe të Gjelbërve.

“SPD e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj”

Kreu i Socialdemokratëve, Martin Schulz, u tha gazetarëve se partia që drejton ai, SPD, ishte e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj dhe se do të veprojë në përputhje me rrethanat në ditët dhe javët e ardhshme. Ai theksoi se pjesëmarrja në bisedime nuk do të thotë medoemos se SPD do të bëhet pjesë e një koalicioni qeveritar.

“Nëse SPD do të përfshihej në formimin e një qeverie, në çfarëdo forme apo konstelacioni, kjo do të votohet nga anëtarët e partisë sonë”, shtoi Schulz.

Më herët të premten, SPD njoftoi se është e hapur për diskutime me partitë tjera për formimin e një koalicioni. Megjithatë, kjo parti nuk bëri të ditur se ka ndryshuar qëndrimin e saj të mëparshëm kundër një “Koalicioni të Madh” me bllokun konservator të kancelares Merkel.

Schulz, deri më tani, ka kundërshtuar një koalicion mes CDU-së dhe CSU-së, duke argumentuar se rezultati i zgjedhjeve ka refuzuar opsionin e një “Koalicioni të Madh”.

Së bashku, CDU/CSU dhe SPD u dobësuan dukshëm në zgjedhjet e shtatorit dhe shumë figura brenda SDP-së kanë fajësuar shfaqjen e tyre të dobët në anëtarësimin e partisë në koalicionin e mëparshëm.

Megjithëse blloku i kancelares Merkel është ende grupi më i madh në Parlament, ajo ka nevojë për mbështetjen e SPD-së, e cila ka grupin e dytë më të madh në Parlament ose dy parti më të vogla për të formuar qeveri./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit