Gjermani, protestë kundër Netanyahut

Mos i humb

Thellohet bilanci, 15 raste të reja, shkon në 212 numri i të prekurve.

Rritet bilanci i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, ndërkohë që numri në total i të prekurve ka shkuar në 212.

Europol paralajmëron: Kujdes nga mashtruesit në internet, ja çfarë po përpiqen të bëjnë

Frika nga virusi është një “model përfitimi biznesi” për mashtruesit, paralajmëron Autoriteti Policor i BE-së, Europol. Ofertat për vaksina janë të falsifikuara.

Manastirliu në Rinas: Mbërrijnë 8 ton materiale të mbrojtjes personale për stafet mjekësore

Tiranë- Ka mbërritur edhe një sasi prej 8 ton mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, për t’u shpërndarë në të gjithë...

Ky është orari i ri i qarkullimit të autobusëve në kryeqytet

Trafiku Urban ka njoftuar se nga sot autobusët janë në qarkullim gjatë kohës: 06:00 – 16:30. Përmes një postimi...

 

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, është mbajtur protestë kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i cili u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Një grup i protestuesve para takimit Netanyahu-Merkel i cili u zhvillua dje, u mblodhën përpara ndërtesës së Parlamentit Federal, e cila ndodhet përballë ndërtesës së Zyrës së Kryeministrisë ku do të mbahej takimi.

Gjatë protestës ku u morën masa të gjera të sigurisë, protestuesit brohoritën slogane si “Liri për Palestinën”, “Mirë se nuk erdhe Netanyahu”, “Do të shohësh, emigrantët do të kthehen”.

Protestuesit përveç flamujve të Palestinës dhe fotografive të Rezzan Neccar, infermieres vullnetare në Gaza e cila u martirizua nga ushtarët e Izraelit, mbanin edhe pankarta me mbishkrime “Fli e qetë në parajsë Rezzan Neccar. Liri për Palestinën”.

26 vjeçari Burhan Yassin, i cili ka marrë pjesë në protestë, tha se në Palestinë çdo ditë vriten dhe arrestohen paletinezët. Sipas tij, palestinezët reagojnë kundër pranimit dhe zhvillimit të takimeve të Netanyahut me liderët politik të Evropës në një gjendje të tillë.

Ai tha se Netanyahu ka ardhur në Berlin për të kërkuar më shumë para dhe armë për të vrarë më shumë paletinezë. “Kjo është një fatkeqësi dhe nuk është një gjendje e cila mund të pranohet”, tha Yassin.

Protesta vazhdoi deri në përfundimin e takimit Merkel-Netanyahu ndërsa protestuesit u shpërndanë pa incidente.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kurti: Qeveria dhe Kryeministri janë në detyrë deri në zgjedhjet e reja

Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë....

Tri raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 94 numri i të prekurve

Janë konfirmuar dhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes...

Australia planifikon “spital virtual” në luftën kundër COVID-19

Australia po përgatiet të zbatojë një plan-projekt që parasheh trajtimin e pacientëve me koronavirus në shtëpitë e tyre përmes një sistemi special...

Zvicra aplikon masa ndihmëse për biznesin, ndan 20 miliardë USD

Qeveritë e shteteve europiane po mendojnë si të ndihmojnë bizneset, që këta të fundit të kenë mundësi të ripërtërihen, për shkak të...

Koronavirusi, Franca dhuron 300 miliardë dollarë për bizneset e mëdha dhe ndërmarrjet e mesme e të vogla

Shtetet europiane janë duke menduar sesi të ndihmojnë bizneset që të mund të rimarrin veten, pas koronavirusit. Franca ka...