Gjermani, simpatizantët e PYD/PKK-së sulmojnë dy xhami

Mos i humb

Simpatizantët e organizatës terroriste PYD/PKK mbrëmë kanë sulmuar dy xhami në qytetin e Mainzit në Gjermani.

Bëhet fjalë për Xhamnë Selimije të Qendrës Kulturore Turke pranë Bashkësisë Islame Turke të Evropës (ATIB) dhe Xhaminë Ejup Sulltan së Organziatës Ülkü Ocağı në Mainz qe funskionon në kuadër të Federatës Turke të Gjermanisë, në muret e të cilave sulmuesit kanë shkruar emrin organizatës terroriste dhe kreut të saj.

Dy persona janë kapur nga autoritetet pasi rasti është paraqitur në polici.

Köksal Akçay, kryetari i Qendrës Kulturore Turke në Mainz, në një deklaratë për AA i dënoi sulmet të cilat kohëve të fundit janë shtuar në Gjermani dhe Evropë ndaj qendrave të adhurimit nga ana simpatizantëve të organizatës terroriste.

“Mësuam se dy persona janë kapur pas sulmit ndaj xhamisë sonë, për të cilin mendojmë se është kryer rreth orës 22:00 mbrëmë. Shpresoj që autorët të shfaqen dhe të marrin dënimin e duhur. Pas sulmit, ne informuam policinë. Më vonë mësuam se edhe një xhami tjetër në këtë qytet është sulmuar”, u shpreh Akçay.

Akçay tha se sulmet e tilla të cilat janë rritur kohëve të fundit janë shqetësuese./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit