Gjermani, Sulmohet xhamia në qytetin Duisburg

Mos i humb

Në muret e xhamisë Mevlana, ndërtimi i së cilës vazhdon ende në qytetin Duisburg të Gjermanisë, janë shkruar mbishkrime ofenduese.

Në sulmin e ndërmarrë ndaj xhamisë Mevlana, e cila është e lidhur me Organizatën e Vizionit Kombëtar të Shoqërisë Islame në Duisburg, në muret e saj u vizatua “Ylli i Davidit” që është simboli i judaizmit.

Hulusi Yuksel, kryetari i shoqatës së xhamisë në prononcimin e tij tha se pas sulmit e kanë informuar policinë, ndërsa shtoi se këtë çështje do ta ndjekin edhe ligjërisht.

“Ndërtimi i xhamisë tonë vazhdon për afërsisht 1 vit e gjysmë. Ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë sulm. Përveç reagimeve të vogla ndaj ndërtimit të xhamisë, në këtë rajon nuk ka ndonjë armiqësi serioze ndaj turqve apo islamit. Ne nuk e dimë se kush mund ta ketë kryer këtë sulm”, bëri të ditur Yuksel.

Bëhet e ditur se policia është duke i zhvilluar hetimet e nevojshme në lidhje me rastin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit