Gjermania dënon sulmet me raketa të PYD/PKK-së ndaj Turqisë

Mos i humb

Gjermania ka dënuar sulmet e fundit me raketa të grupit terrorist PYD/PKK që lanë të vrarë shtatë persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në provincat turke që kufizohen me Sirinë.

“Nëse sulmet fillojnë nga një rajon në territorin e një shteti tjetër, natyrisht kjo është diçka që patjetër duhet të dënohet, është një zhvillim shqetësues”, tha Rainer Breul, zëdhënës i Ministrisë gjermane të Jashtme.

Breul theksoi se Turqia ka “interesa legjitime të sigurisë” përgjatë kufirit të saj me Sirinë, për shkak të kërcënimeve të paraqitura nga lufta e vazhdueshme civile në fqinjin e saj.

Që nga 21 janari, sulmet me raketa dhe mortaja të nisura nga Afrini nga grupi terrorist PYD/PKK kanë vrarë shtatë civilë dhe 113 të tjerë janë plagosur në provincat kufitare turke Hatay dhe Kilis.

Përveç kësaj, sipas Turqisë, gjatë viteve të kaluara, Hatay dhe Kilis kanë qenë subjekt i mbi 700 sulmeve nga Afrini.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni “Dega e Ullirit” që vazhdon synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë sirianët nga shtypja dhe mizoria terroriste.

Operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Afrini ka qenë një strehë e madhe për PYD/PKKK-në që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Bashar al-Asadit i lëshoi qytetin grupit terrorist pa luftë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit