“Gjermania dhe Franca do të kenë parasysh interesat e sigurisë së Turqisë”

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel deklaroi se vendi i tij dhe Franca do të kenë parasysh interesat e siugurisë së Turqisë.

Ai në një deklaratë me shkrim tha se Qeveria e Gjermanisë ndjen shqetësim për konfliktin ushtarak në veri të Sirisë. Për këtë arsye Gabriel ka thënë se së bashku me Francën janë që të ndalet rritja e tensioneve, të krijohet mundësia për hyrjen e ndihmave humanitare si dhe mbrojtja e popullatës civile.

“Së bashku me Francën do të kemi parasysh interesat e sigurisë së Turqisë. Por, në Siri ka mundësi për të zhvilluar negociata politike për sigurimin e paqes dhe stabilitetit”, thotë Gabriel duke shtuar se këtë ia kanë thënë shumë herë Qeverisë së Turqisë.

Gabriel në të njëjtën kohë ka theksuar se ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg që të mbahet një takim për gjendjen në Siri dhe për çështjen e pjesës veriore të këtij shteti.

Lidhur me shitjen e armëve, Gabriel tha se “Eshtë e qartë se në negociatat lidhur me eksportin e armëve, qeveria gjermane nuk bën dhe nuk do të bëjë shitje të armëve në rajonet ku ka tensione”.

“Përveç kësaj, çështja e shitjes së armëve ka një rol të rëndësishëm në negociatat e koalicionit. Për këtë arsye ne si qeveri e përkohshme jemi dakord që të presim rezultatet e negociatave për koalicion, të cilat janë duke vazhduar. Jemi në pritje të formimit të qeverisë së re për këto takime kritike”, tha Gabriel./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit