“Gjermania heziton të investojë në Kosovë për shkak të korrupsionit”

Mos i humb

Në hapjen e Javës Kundër Korrupsionit në Kosovë, përfaqësuesi i Ambasadës Gjermane, Jan Axel Voss, ka deklaruar se korrupsioni po dëmton të gjitha projektet, e me këtë rast po ndikon në të ardhmen e vendit.

“Për të ndërtuar një rrugë, një shkollë, një spital, nëse ka korrupsion atëherë ndërtohen më së keqi. Nëse ka korrupsion brenda institucioneve publike atëherë dëmtohet e ardhmja e vendit”, u shpreh ai.

Sipas tij, Gjermania mbështet luftimin e korrupsionit në Kosovë, madje siç tha ai është e gatshme të shfrytëzoj 60 milion euro në dy vitet e ardhshme.

“Nuk duam që kjo shumë e parave të shkojë në gjepat e të korruptuarve. Të gjithë duhet të jenë përgjegjës dhe çdo ditë duhet të mos bini pre e korrupsionit. Investitorët gjerman ngurrojnë të vijnë këtu për shkak të korrupsionit por ne do t’ia themi se është trajtuar”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit