Gjermania i dhuron Forenzikës kosovare pajisje për kontroll më të mirë të armëve

Mos i humb

Policia e Kosovës dhe Agjencia Forenzike kanë pranuar sot pajisje të vlefshme për kontroll të armëve të lehta dhe atyre me kalibër të vogël.

Bëhet fjalë për një donacioni që është kontribut i qeverisë gjermane në bashkëpunim të ngushtë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held rikujtoi se qeveria gjermane në bashkëpunim me Francën kanë vendosur një nismë të re për shtimin e kontrollit të armëve të zjarrit, përmes së cilës këmbehen përvojat e vendeve evropiane.

“Duhet të jemi efikas në këtë fushë, sepse përdorimi i armëve ilegale nuk është një shqetësim vetëm i Gjermanisë dhe Francës por edhe i Kosovës”, tha ai.

Zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Abdylselam Shkodra deklaroi se pajisjet e dhuruara do të plotësojnë mozaikun e ndërtimit të bazës të të dhënave për inormacione balistike.

“Ky donacion është i rëndësishëm për Agjencinë Forenzike të Kosovës, sepse ka të bëjë drejtpërdrejt me zbulimin e provave të përdorimit të armëve”, tha Shkodra.

Blerim Olluri kryeshefi i Agjencisë së Forenzikës së Kosovës tha agjencia për forenzikë ka një përqindje vjetore të pesë mijë ekspertizash që e bën ndër institucionet më relevante në rajon, për të shtuar se zhvillimi do të ishte i pamundur pa ndihmën e miqve siç janë SHBA-të, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Turqia por edhe organozatave ndërkombëtare UNDP dhe OSBE.

Donacioni përfshinë pajisje për matjen e shpejtësisë së plumbave të shkrepur, ekzaminimin e armëve të ridizajnuara apo atyre artizanale për të vërtetuar nëse plumbat e shkrepur prej tyre kanë energji dhe shpejtësi të mjaftueshme për të shkaktuar plagë të rënda apo pasoja vdekjeprurëse,shkruan aa. Të njëjtat mund të përdoren edhe për qëllime hulumtimi dhe ekzaminimi të municionit të kalibrave të ndryshëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit