Gjermania investon në Kosovë 3 milion euro për menaxhimin e përmbytjeve!

Mos i humb

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka nënshkruar Memorandumin e  Bashkëpunimi me GIZ-in gjerman, për realizimin e projektit rajonal “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, përmes menaxhimit ndërkufitar të rrezikut nga përmbytja në Ballkanin Perëndimor”, i cili ka vlerën totale prej 3 milion euro.

Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se përmes këtij projekti Kosova do të avancojë dhe do të shënon rezultate pozitive në fushën e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen nga përmbytjet.

“Ky projekt ka vlerën 3 milionë euro për tri vitet ardhshme për katër shtetet e rajonit. Nënshkrimi i këtij memorandumi është edhe një dëshmi e radhës të bashkëpunimit dhe përkrahjes që kemi nga Gjermania. Realizimi i këtij projekti është dëshmi që mjedisi nuk njeh kufi”, tha Matoshi.

Nga ana tjetër, Sekretarja e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë Anja Becky, tha se përmes memorandumit do të menaxhohen ngjarjet e papritura të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

“Ne kemi punuar në këtë projekt për gjashtë vite dhe jemi shumë të kënaqur të vazhdojmë të punojmë për shkak të ndryshimeve klimatike. Duhet të përgatisim vetëm shumë mire në mënyrë që të menaxhojmë shumë mirë këto emergjenca. Duke i monitoruar dhe duke i parashikuar këto ndodhi”, tha ajo./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit