Gjermania kundërshton rinegociimin e marrëveshjes Brexit

Mos i humb

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përjashtuar rinegociimin e marrëveshjes së Brexit-it, në prag të samitit kyç të udhëheqësve të Bashkimit Europian (BE), i cili nis nesër.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ligjvënësve në Parlamentin gjerman, Merkel tha se udhëheqësit do të diskutojnë zhvillimet e fundit të Brexit-it në samitin dy-ditor në Bruksel, si dhe do të dëgjojnë kryeministren britanike, Theresa May, mbi marrëveshjen e tërheqjes.

“Ne nuk kemi për qëllim të ndryshojmë marrëveshjen e tërheqjes, e cila është pozicion i përgjithshëm i 27 vendeve anëtare. Pra, nuk duhet të pritet tani që këto debate do të çojnë në ndryshime në marrëveshje”, theksoi Merkel.

Të hënën, May njoftoi votimin e kësaj jave të Brexit-it, duke pranuar se marrëveshja “do të refuzohet me një diferencë të konsiderueshme”.

Gjatë takimit të së martës në Berlin me kryeministren britanike, Merkel theksoi se votimi mbi marrëveshjen e tërheqjes do të mbahet para datës 21 janar.

“Ne ende shpresojmë për një tërheqje të rregullt të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja”, tha Merkel, por po ashtu shtoi se Berlini ishte duke u përgatitur për të gjitha skenarët, duke përfshirë tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja pa marrëveshje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit