Gjermania mbështet fuqishëm procesin integrues të Kosovës

Mos i humb

 

 

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, deklaroi sot se Gjermania është përkrahëse e fuqishme e reformave që po ndërmerr vendi ynë në drejtim të procesit integrues dhe se të arriturat nuk do të ishin të tilla pa përkrahjen e vendit mik.

Ajo këto komente i bëri në takim me deputetin e Bundestagut gjerman, Manuel Sarrazin me të cilin bisedoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, me theks të veçantë, zbatimi i MSA-së, agjendën evropiane të reformave dhe bashkëpunimin rajonal.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e proceseve duke vënë në spikamë të arriturat rreth liberalizimit të vizave dhe reformat që po ndërmerr vendi në procesin integrues.

Ajo tha se rekomandimet nga Brukseli, janë puna ditore e institucioneve, në pajtim me kompetencat.

Ndërsa, deputeti Sarrazin tha se sfidat e procesit integrues kërkojnë përkushtim të plotë dhe se Kosova gëzon përkrahje për realizimin e pritjeve të qytetarëve nga procesi integrues.

Ai porositi se për Kosovën është prioritet zbatimi i MSA-së, rekomandimet e Raportit për vendin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë te zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë./Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit