Gjermania merr kryesimin e Presidencës së BE

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian nga Gjermania.

Në postimin e tij, Meta shkruan se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi, dhe se Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.

“Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues. Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe. Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta. Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane!” shkruan Meta.

Postimi i plotë:
Sot Gjermania🇩🇪 nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian🇪🇺.
Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë🇦🇱 dhe Maqedonisë së Veriut🇲🇰 në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi!
Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.
Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues.
Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.
Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.
Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit