Gjermania në garë për anëtarësim në KS të OKB-së

Mos i humb

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka deklaruar se vendi i tij do të jetë në garën për anëtarësim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).
Maas ka thënë se një nga vendet me kontributin më të madh në OKB dhe me një pjesëmarrje të madhe sa i përket ndihmës humanitare dëshiron përfaqësuesin e saj në KS të OKB-së. Përveç kësaj, ai gjithashtu potencoi se lufta kundër ndryshimeve klimatike është një nga prioritetet e Gjermanisë.

KS-OKB ka pesë anëtarë të përhershëm, SHBA-të, Rusinë, Kinën, Francën dhe Britaninë e Madhe. Këto vende kanë të drejtën e vetos kur merren vendime për çështje të caktuara ndërkombëtare.

Përveç anëtarëve të përhershëm, aty ka edhe 10 anëtarë të përkohshëm të cilët kanë këtë status për dy vjet dhe pesë prej tyre ndërrohen çdo vit.

Gjermania, Belgjika dhe Izraeli po luftojnë për një nga dy vendet që do të lirohen nga Evropa Perëndimore dhe të tjerët (WEOG) për anëtarësim në periudhën 2019/2020.

Gjermania për herë të fundit ka qenë anëtare e përkohshme e KS-OKB-së në periudhën 2011/2012.

Që një vend të bëhet anëtar i KS-OKB-së, duhet të marrë dy të tretat e votave në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, e cila numëron 193 anëtarë. Pritet që votimi i këtij viti të mbahet në qershor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit