Gjermania pezulloi misionin ushtarak të trajnimit në Irak

Mos i humb

Gjermania ka pezulluar misionin e saj të trajnimit ushtarak në Irak për shkak të tensioneve në rritje midis SHBA-ve dhe Iranit.

Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Jens Flosdorff, tha se forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr) kanë ndalur përkohësisht aktivitetet e saj ushtarake në Erbil dhe Camp Taji në veri të Bagdadit për shkak të një situate të tensionuar të sigurisë në Irak.

Flosdorff tha se vendimi u mor pas konsultimeve me aleatë dhe partnerë të tjerë në koalicionin kundër DEASH-it.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën urdhëruan largimin e punonjësve jo të emergjencës nga Iraku mes tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Gjermania ka qenë partner aktiv i koalicionit ndërkombëtar kundër grupit terrorist DEASH që nga viti 2015 dhe ka vendosur rreth 150 trupa në qytetin verior të Irakut, Erbilit, për të trajnuar forcat lokale.

Aktualisht rreth 100 trupa gjermane janë të vendosur në Erbil, ndërsa 60 të tjerë janë vendosur në Bagdad për të trajnuar personelin e ushtrisë irakiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit