Gjermania tërheq ushtarët nga Somalia

Mos i humb

Gjermania nga fundi i muajit të kaluar ka tërhequr ushtarët e saj që ndodheshin në Somali në kuadër të misionit të trajnimit ushtarak të Bashkimit Europian (BE).

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë thuhet se ka përfunduar misioni trajnues i Gjermanisë, i cili po vazhdonte që nga viti 2010 e deri më tani.

Duke rikujtuar se shtetet e tjera i vazhdojnë misionet e tyre, në deklaratë thuhet se në misionin e trajnimit e cila përbëhet nga 180 ushtarë dhe 12 shtete, Gjermania kishte një kuotë prej 20 personash, por që ka përdorur 12 prej tyre.

Në deklaratë thuhet se deri më tani janë trajnuar 5.600 ushtarë somalezë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit