“Gjersa depot e PKK-së ishin të mbushura, njerëzit ishin të uritur”

Mos i humb

Civilët në qendrën e qytetit të Afrinit të pastruar nga terroristët në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” kanë rrëfyer për fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste YPG/PKK.

Civilët në qendrën e qytetit të Afrinit, të çliruar nga organizata terroriste YPG/PKK në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të nisur më 20 janar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), rrëfyen për Anadolu Agency (AA) përjetimet gjatë okupimit të organizatës terroriste.

Ebu Muhamed, një nga civilët i cili nuk është larguar nga qyteti, theksoi se gjendja e tyre në qytet është e mirë.

“Afrini tani ka nevojë për gjithçka. Fillimisht, ka nevojë për siguri, e më pas për ushqim dhe barna dhe spitale për të sëmurët. (YPG/PKK) Nuk lanë spital në rajon. I dogjën dhe shkuan”, tha Ebu Muhamed.

Ai u shpreh se me fillimin e operacionit në qendër të qytetit janë formuar turma të mëdha dhe se shumë civilë kishin ngelur të uritur në rrugë.

“Çfarë t’ju them, gjersa depot e PKK-së ishin të mbushura me ushqime, njerëzit (duke treguar kah rruga) ishin të uritur dhe ne u ndihmonim duke i marrë në bodrum. Allahu u ndihmoftë këtyre njerëzve”, tha Ebu Muhamed.

Ai tregon se terroristët i kanë djegur depot para se të tërhiqen nga qendra e qytetit.

“Nuk na lanë asgjë. Është për të ardhur keq, apo jo? (YPG/PKK) I dogjën depot me ushqim kur dolën prej këtu. Ushqimet në depo i ndanë vetëm për vete, nuk u jepnin civilëve të tjerë. Të jepnin vetëm nëse je pjesë e organizatës, në të kundërtën nuk merrje ushqim. Allahu na ndihmoftë”, thotë Ebu Muhamed.

– “Të birin tim që u nda nga radhët e regjimit e rekrutuan me forcë”

Ndërkohë, Ali Kermo, civil në qendër të qytetit të Afrinit, tha se organizata terroriste ka shkaktuar që ai të ndahet nga fëmijët e tij.

“Dy nga fëmijët e mi ishin ndarë nga radhët e regjimit 4-5 vite më parë. Të birin tim që u nda nga radhët e regjimit e rekrutuan me forcë. Megjithatë, djali im pas dy muajve iku prej tyre dhe u strehua në Turqi”, tregon Kermo.

Babai i moshuar tha se prej dy vitesh nuk i ka marë fëmijët për shkak të organizatës terroriste.

“Jam me aftësi të kufizuara dhe i vetëm këtu. 4-5 vite jetoj këtu. A nuk është për keqardhje? Unë këtu jam i vetëm”, thotë ai.

Kermi tërhoqi vëmendjen se terroristët kishin penguar daljen e civilëve para rënies së qendrës së Afrinit, duke bllokuar rrugët për dalje nga qyteti.

– “Meqë e dinim se kush ka ardhur, ne nuk u larguam nga qendra e qytetit”

Rashid Alo, tjetër civil në qytetin e Afrinit, tha se të gjithë personat e ngelur në rajon janë civilë.

“Ne nuk u larguam prej këtu. Meqë e dinim se kush ka ardhur, ne nuk u larguam nga qendra e qytetit. (ULS dhe TSK) Edhe ata janë njerëz, edhe ne. Nuk ikëm pasi nuk kishim bërë asgjë”, thotë Alo.

Ndërkohë, Ali Shejho, i cili është kthyer në qendër të Afrinit së bashku me familjen, tha se janë turpëruar në vendin ku kanë shkuar. “Sikur të mos largoheshim nga qenra e qytetit. Tani po kthehemi”, tha ai.

– Jeta në qytet i kthehet normales

Si rezultat i aktiviteteve të sigurisë pas marrjes së kontrollit nga TSK dhe ULS, njerëzit kanë filluar të kthehen në qendër të qytetit të Afrinit.

Në rrugët e filmuara nga ajri shihet se civilët lëvizin lirshëm me automjetet e tyre.

Ndërkaq, tregtarët janë duke i rihapur bizneset e tyre./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit