Gjiknuri: Masat e qeverisë po ringjallin industrinë e kromit

Mos i humb

Një pjesë e madhe e kromit që prodhohet në nëntokën e Shqipërisë nuk eksportohet më bruto, por përpunohet në vend. Ministri i Energjisë Damian Gjinkuri vizitoi uzinën e ferro-kromit në Burrel, prodhimi i së cilës është dyfishuar falë një investimi 11 milionë dollarë të kryer nga shoqëria koncesionare.

“Kjo uzinë para disa vitesh ishte e rrënuar. Falë politikave të qeverisë dhe investimeve të shoqërisë koncesionare, sot prodhon 35 mijë tonë ferrokrom në vit nga 17 mijë tonë që ka qenë viti më i mirë”, deklaroi Gjiknuri.

Çmimet e ferro-kromit në tregjet ndërkombëtare janë disa herë më të larta se sa ato të kromit bruto, duke bërë që Shqipëria të fitojë rreth 28 milionë dollarë në vit.

Në uzinën e rikonstruktuar të ferro-kromit punojnë mbi 180 punonjës, të cilët sipas ministrit Gjiknuri paguhen mesatarisht me rroga 60 mijë lekë në muaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit