Gjirokastër, fermerët nuk kanë pronësinë mbi tokën

Mos i humb

Asnjë fermer që nuk dispononte certifikatë pronësie mbi tokën nuk ka aplikuar pranë ZRPP në Gjirokastër për të përfituar aktin e marrjes në pronësi të tokës për tokën e përfituar me ligjin 7501.

Sipas kryeregjistruesit Florian Taçi, procesi i informimit për pajisjen me aktin e pronësisë së tokës që skadoi më 31 dhjetor la në pronësi të shtetit rreth 10 mijë ha tokë bujqësore të pandarë në Gjirokastër sepse kërkesat ishin minimale.

Njësitë administrative që do të duhej të menaxhonin këtë proces ishin, sipas tij, inaktive. Tani fermerët pretendues duhet t’i drejtohen gjykatës për të përfituar tokë.

Në analizën e saj vjetore, Hipoteka pranoi se jo vetëm toka, por shumë prona dhe asete të tjera janë ende jashtë qarkullimit ekonomik për shkak të problemeve me titujt e pronësisë. Shumë raste lidhen me banesat historike të qytetit për të cilat një pjesë e dokumentacionit është djegur bashkë me arkivin gjatë vitit 1997.

Probleme ka gjithashtu me mbivendosjet e pronësisë dhe mungesën e hartave. Përfaqësuesit e sistemit bankar të ftuar në analizë folën për vështirësitë që ky sistem has për të përdorur si kolateral prona me paqartësi të titujve të pronësisë.

Noterët në Gjirokastër thanë se ligji lë vend për interpretime kontradiktore në disa raste kur kemi të bëjmë me pronat.

Hipoteka në Gjirokastër ka trajtuar gjatë vitit 2018 numrin më të madh të aplikimeve të viteve të fundit, rreth 5149 të tilla dhe ka zgjidhur 95% të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit