“Gjithmonë me faqe të bardhë dhe bashkë me Gjakovën”

Mos i humb

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila, nuk ia doli që të fitojë edhe një mandat në komunën e Gjakovës, pasiqë humbi në zgjedhjet e balotazhit.

Mirëpo, në një postim në rrjetin social facebook, Kusari Lila thotë se gjithmonë do të jetë me faqe të bardhë e bashkë me Gjakovën.

“Gjithmonë me faqe të bardhë dhe bashkë me Gjakovën”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës ka arritur të fitojë në Gjakovë 53.49% të votave, ndërsa, Mimoza Kusari Lila nga Alternativa 46,51% të votave./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit