Gjoba për ushqimet, AKU paraqet kërkesën për ndryshimin e ligjit

Mos i humb

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Ligjeve, duke propozuar ndryshime në Kodin Penal për krimet në fushën e sigurisë ushqimore. Legjislacioni në fuqi është i vakët për këto çështje dhe pa specifikime të plota.

AKU kërkon të dënohen penalisht ata që prodhojnë, ruajnë, transportojnë apo tregtojnë, prodhime të pasigurta. Po ashtu kërkohet ashpërsimi i dënimit për falsifikuesit e produkteve ushqimore.

Më konkretisht, për prodhimin dhe shitjen e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin kërkohen dënim me burgim deri në 3 vite. Kur vepra kryhet në bashkëpunim, ose kur nga kjo vepër penale ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vite.

Por, kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, të fëmijëve, grave shtatzëna, dënohet me burgim jo më pak se 10 vite.

Ndryshimi i Kodit Penal kërkon një shumicë të cilësuar parlamentare prej 84 votash, e për këtë mazhorancës i duhen edhe votat e opozitës. Deri më tani nuk ka sinjale nëse propozimet do të merren në konsideratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit