Gjorge Ivanov do të mbajë fjalim në Kuvend para deputetëve

Mos i humb

Presidenti Gjorge Ivanov do të mbajë fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend. Datën dhe kohën Ivanov i ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Në pajtim me nenin 85, paragrafi 1 nga Kushtetuta e Maqedonisë, dëshiroj të mbaj fjalim para deputetëve të Kuvendit të maqedonisë dhe t’i njoftojë për disa çështje nga kompetencat e mia”, thuhet në kërkesën e presidentit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Presidenti Gjorge Ivanov në fund të vitit tradicionalisht ka pasur fjalim në Kuvend para deputetëve./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit