Gjuajtje me armë në Lipjan, një i vdekur e pesë të plagosur

Mos i humb

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një gjuajtje me armë që ka ndodhur sot në fshatin Hallaq të Lipjanit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Sot rreth  orës 07:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit.  

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës,  i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. 

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk dihen ende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit