Gjukanoviç: si po kërcënon Moska, në rajon dhe Europë

Mos i humb

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç, në një intervistë për RAI-in, tha se nuk ka dyshim që rusët ishin të përfshirë në komplot me natyrë terroriste në Malin e Zi, ditën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor të vitit 2016.

Ai theksoi se Rusia ka interesat e saj dhe po përpiqet t’i bëjë ato më agresive kur sheh më shumë dobësi në familjen europiane.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme për Europën që të vijojë me vizionin e saj të integrimit të plotë, për t’u pqrëndruar në integrimin te Ballkanit Perëndimor, duke e ndihmuar këtë rajon që të adoptojë sistemin europian të vlerave dhe për të mbyllur hapësirën e ndikimit të palëve të treta në politika të caktuara. Sepse unë shoh se çfarë ndodhi në Mal të Zi, po ndodh në disa zona të tjera europiane”, tha Gjukanoviç, duke iu referuar rastit të helmimit të agjentit të dyfishtë Sergey Skripal dhe vajzës së tij Julia, në Britaninë e Madhe.

Duke komentuar situatën në Kosovë, presidenti malazes tha se situata në rajon është e ngarkuar me probleme të trashëguara nga koha e krizës së ish-Jugosllavisë.

“Përveç situatës në lidhje me dialogun Prishtinë –  Beograd, ekziston edhe problemi i Bosnjes dhe Maqedonisë. Është interesi ynë që këto çështje të mbyllen sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shoqërohen me zgjidhje sa më të qëndrueshme”.

“Nuk duhet të shkojmë në zgjidhje që mund të rrezikojnë stabilitetin e vazhdueshëm të Ballkanit”, shtoi Gjukanoviç, duke iu referuar debatit mbi kufijtë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit