Gjumi i keq ndikon tek qarkullimi i gjakut, ja kujdesi që duhet të tregoni

Mos i humb

Kamerun, 18 civilë humbin jetën në sulmin e Boko Haram

Të paktën 18 civilë u vranë në një sulm që i atribuohet grupit Boko Haram. Sulmi u zhvillua mbrëmë...

Itali/ Tetë humbje jete dhe 239 raste të reja në 24 orë

Italia ka regjistruar 239 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën, një shifër...

​Mbi 700.000 të vdekur nga koronavirusi në botë

Sipas të dhënave më të fundit nga faqja e internetit Worldometer, më shumë se 700.000 njerëz kanë vdekur nga infeksioni koronavirus në...

“Deklarata të fryra”, Kina i kundërpërgjigjet Amerikës për Tik Tok-un

Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të martën për “fyerje” rreth rrjetit social kinez, TikTok, pas shtimit të presionit nga ana e...

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit. Këtë e kanë konfirmuar shumë studime sipas të cilave, ndikimi fillestar i cilësisë së keqe të gjumit vërehet tek qarkullimi i gjakut. Një studim, thotë se nëse njeriu fle më pak se 6 orë çdo natë, mund të jetë ndjeshëm më i rrezikuar nga ateroskleroza. Rreziku i shfaqjes së këtij problemi rritet me 27 përqind.

Studime të tjera shpjegojnë se gjumi i mirë i mban enët e gjakut në formë duke garantuar një qarkullim të mirë të tij. Të dhënat e revistës Experimental Physiology tregojnë se mungesa e gjumit shkakton shumë ndryshime në qarkullimin e gjakut. Ndryshimi më i rëndësishëm është se mungesa e gjumit ul me 40 deri në 60 përqind nivelin e tre molekulave shumë të rëndësishme në gjak. Këto molekula bëjnë një punë të madhe sepse mbajnë nën fre proteinat që shkaktojnë inflamacion në trup. Sa më pak molekula të tilla të qarkullojnë në organizëm, aq më të mëdha janë problemet që i kanosen organizmit. Ndër këto probleme, mund të përmendim isheminë dhe atakun në zemër.

7 Orë Gjumë Për Shëndetin Kardiovaskular
Numrat shtatë dhe tetë konsiderohen magjikë për shëndetin dhe jo pa shkak. Njeriu duhet të flejë rregullisht shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë. Kësisoj ai do të mbajë në formë dhe në kontroll qarkullimin e gjakut dhe molekulat e lartpërmendura. Ekspertët thonë se hapi i parë drejt një gjumi të qetë është minimizimi i ekspozimit ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu. Kjo dritë vjen nga celulari ose kompjuteri. Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Përpiquni të mos shikoni televizor të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur. Një këshillë tjetër e rëndësishme është që të krijoni një rutinë gjumi dhe t’i përmbaheni asaj me përpikmëri. Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri. Nëse nuk ju zë gjumi, mund të merrni në konsideratë marrjen e suplementit të melatoninës. Ky suplement duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur. Ekspertët gjithashtu këshillojnë që të mos konsumoni ushqim dhe pije alkolike përpara se të flini.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Berna, në krye të listës, kryeqyteti më pak stresues

Nëse po e kërkoni një vend pa stres, atëhere mund të dëshironi të merrni parasysh ta vendosni Bernën në krye të listës...

Fundosja e varkës në Himarë, gjendet e mbytur gruaja

Është gjetur e mbytur gruaja, e cila kishte humbur në det teksa ishte në varkë së bashku me familjarët e saj në...

Hapen xhamitë e Kosovës

Xhamitë e Kosovës hape sot. Këtë vendim e ka marrë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. “Sot hapen Xhamitë

Gjithçka që nuk dimë për katastrofën në Bejrut, i ngjashëm me shpërthimin e bombës atomike në Hiroshima

Një depo që ruante mijëra tonë materiale shpërthyese mendohet të jetë burimi i mundshëm i shpërthimit masiv që ndodhi në kryeqytetin libanez...

Jorida Tabaku: Detyrimet e prapambetura ndaj biznesit, dështimi kuptimplotë i kësaj qeverie

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku denoncon detyrimet e prapambetura të qeverisë.Sipas saj, borxhet ndaj biznesit kanë arritur në 70 mld lekë. Tabaku thotë...