Gjuriç: Kosova do ta paguajë shtrenjtë mosarritjen e kompromisit

86
0

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriç, ka thënë se shqiptarët nuk e duan arritjen e kompromisit me Serbinë.

“Ata po shkojnë rrugës së konfliktit dhe imponimit të zgjidhjes. Mendoj se kështu nuk të arrihet te paqja dhe mund të ndodhë që në të ardhmen të paguajnë çmimin e lartë për mosgatishmërinë që të arrihet kompromisi. Serbia, përkundër kësaj, e do arritjen e kompromisit”, ka thënë Gjuriçi për tv Pink.

Ai më tutje, ka shtuar se në vitin 2019 është planifikuar që t’i ndihmohet çdo mjedisi serb në Kosovë në mënyrë që të krijohet baza materiale që njerëzit të mbeten në shtëpitë e veta.

Sipas tij, Mitrovica do të bëhet me qendrën klinike më moderne, Graçanica me spital të ri, Trepça edhe me një repart dhe fabrikë të re akumulatorësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here