Gjuriç tregon planin e Serbisë për “marrjen” e Trepçës

Mos i humb

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka paralajmëruar se në vitin 2019, Serbia do të fus duart në ‘Trepçë’ për të ndërtuar dy fabrika të reja.

Këto deklarata Gjuriç i ka bërë në një intervistë për Tv Pink, ku ka folur për planet e Qeverisë së Ana Brnabiqit dhe Aleksander Vuçiqit për të investuar në veri të Republikës së Kosovës.“Plani i presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë është të ndihmojë zhvillimin e çdo serbi në Republikën e Kosovës, dhe ky plan do të implementohet në vitin 2019, pavarësisht të gjithë vështirësive.

Mitrovica do të bëhet me një Qendër Klinkike Moderne, Graçanica me një spital të ri, Trepça me një fabrikë të re dhe një fabrikë akumulatorësh. Pavarësisht të gjithë presioneve ne dëshirojmë që të krijojmë kushte bazike qe njerëzit tonë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë Marko Gjuriç.

Ndër të tjera Gjuriç ka folur edhe për vizitën që presidenti rus Vladimir Putin pritet të realizojë gjatë këtij muaji në Serbi, transmeton gazeta express.“Nëse e kemi mbështetjen e Rusisë, edhe për çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës, do të jetë edhe më mirë “, ka shtuar ndër të tjera politikani serb.Sa i përket vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Gjuriç thotë se Serbia po bënë gjithçka që është e mundur për zbardhjen e rastit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit