Gjykata Administrative Federale vendos në favor të azilkërkuesit

Mos i humb

Në bazë të një vendimi që ka marrë Gjykata Federale Administrative e Zvicrës, azilkërkuesit do të fitojnë më shumë të mbrojtje juridike se që kanë pasur deri tani.

Vendimi ka ardhur si përgjigje në lidhje me rastin e një familjeje azilkërkuesish nga Iraku. Familja në fjalë kishte kërkuar azil në Gjermani dhe në Zvicër, shkruan sda.ch. Nisur nga fakti se kërkesa e parë për azil ishte bërë në Gjermani, autoritetet zvicerane e kanë drejtuar familjen që të kthehet në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Kjo do të ishte në përputhje me Marrëveshjen e Dublinit në mes të shteteve të BE-së, nënshkruese e së cilës është edhe Zvicra. Familja ka ushtruar pastaj ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën Federale Administrative.

Me vendimin e saj të ri, gjykata në fjalë ka ardhur në përfundimin se ankesa ka qenë e drejtë. Dhe, mbi bazë të këtij vendimi, në të ardhmen azilkërkuesit do të kenë të drejtë që në mënyrë të përgjithshme të ushtrojnë ankesa kur konsiderojnë se Zvicra ia ka kaluar pa të drejtë rastin e tyre një shteti tjetër./Albimfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit