Gjykata e Apelit ditën e hënë do të vendosë për ankesën e deputetes së OBRM-PDUKM-së

Mos i humb

Ditën e hënë Gjykata e Apelit në seancë publike do ta shqyrtojë ankesën e deputetes së OBRM-PDUKM-së, Zhaklina Peshevska e cila dorëzoi ankesë në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak.

Gjykata e Apelit ende nuk ka vendosur edhe për ankesat e deputetit Ljupço Dimovski, të cilit poashtu iu vazhdua arresti shtëpiak, si dhe regjisorit Boris Damovski i cili ndodhet në burgun e Shutkës tashmë një muaj e gjysmë. Për ankesat e të dyshuarve tjerë për ngjarjet e 27 prillit, Apeli refuzoi ankesat e tyre për ndërprerjen e masës së paraburgimit./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit