Gjykata e ndërron orarin e seancës, Veseli nuk dëshmon as sot

Mos i humb

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka ndryshuar në momentin e fundit kohën e mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj deputetit Albin Kurti për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend vitin e kaluar.

Seanca ishte e paraparë të mbahet ora 09:00 dhe në këtë kohë ishte ftuar për të dëshmuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Por meqenëse seanca u shty momentet e fundit, ora 09:00, kryeparlamentari Veseli i cili nuk ishte njoftuar për shtyrje të seancës shkoi nga Gjykata.

Kabineti i kryeparlamentarit Veseli ka sqaruar se kryeparrlamentari kishte planifikuar kohën për këtë seancë dhe ishte i pranishëm në Gjykatë sipas ftesës.

“Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sipas ftesës, ka qenë sot në ora 9:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës vitin e kaluar. Ora 09:00 kryetari Veseli është njoftuar se seanca nuk ishte në ora 9:00, por është shtyrë për në ora 10:00. Për shkak të ndërrimit të kohës së seancës, pa njoftim paraprak, dhe agjendës së planifikuar më herët, në takime dhe aktivitete të tjera ditore, ai e ka të pamundur të merr pjesë në seancë gjyqësore. Kryeparlamentari Veseli ashtu siç ka deklaruar edhe më herët, është i hapur që të bashkëpunoj me sistemin e drejtësisë lidhur më këtë rast që po gjykohet, dhe do t’i përgjigjet ftesës edhe herave të tjera, siç ka bërë edhe sot”, thuhet në deklaratën e kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit