Ballina Bota Gjykata holandeze shpall vendim kundër FETO-s

Gjykata holandeze shpall vendim kundër FETO-s

36
0

Gjykata e Roterdamit i ka gjykuar si të ligjshme shprehjet “tradhtar” dhe “anëtar organizate terroriste” për një anëtar të organizatës terroriste FETO.

Në një procedim gjyqësor deklarativ të hapur nga gazeta Sabah ndaj këshillit bashkiak të Roterdamit dhe Turan Yazır, ish-anëtar i këshillit bashkiak dhe anëtar i organizatës terroriste FETO, gjykata vendosi se përdorimi i shprehjeve “tradhtar” dhe “anëtar organizate terroriste” në një lajm të gazetës rreth dy vite më parë në lidhje me Yazır është i ligjshëm.

Në vendimin e saj, gjykata theksoi se liria e shprehjes dhe shtypit janë të drejta themelore dhe se një gazetë mund të përdorë shprehje kritikuese dhe paralajmëruese në tema që prekin shoqërinë, në mënyrë që ajo të mos mbetet e painformuar.

Gjykata po ashtu ka thënë se mbrojtja e Yazır se vetëm është frymëzuar nga kreu i FETO-s, Fetullah Gülen, është e pamjaftueshme, dhe se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar të dhënat se ai është pjesëtar i organizatës në fjalë.

Vendimi i gjykatës thekson se nuk ka asnjë problem në përdorimin e fjalëve të tilla nga gazeta, për arsye se gjykata më e lartë e Turqisë e cilëson FETO-n si organizatë terroriste.

Nga ana tjetër, gjykata po ashtu ka vendosur që gazeta të hedh poshtë informatat e publikuara në të njëjtin lajm, ku thuhet se Yazır është mashtrues dhe se disa shtetas turq e kanë denoncuar në policinë holandeze, me arsyetimin se informatat në fjalë bazohen në burime të pamjaftueshme.

Ejder Köse, avokat i gazetës Sabah, tha për AA se ndodh për herë të parë që një gjykatë në Evropë ta cilësojë të ligjshëm përdorimin e fjalës FETO.

“Këtë e cilësoj si një hap të rëndësishëm në luftën kundër FETO-s”, theksoi Köse.

Ndryshe, gazeta Sabah kishte ngritur një procedim deklarativ ndaj këshillit bashkiak të Roterdamit dhe Yazır, pasi gjykata kishte shqiptuar vendim në favor të këtyre të fundit në qershor të vitit 2017 pas një padie të tyre për shkak të shprehjeve të përdorura në lajmin e gazetës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here