Ballina Bota Gjykata kërkon arrestimin e ish-presidentit të Koresë së Jugut

Gjykata kërkon arrestimin e ish-presidentit të Koresë së Jugut

17
0
SHPËRNDAJE

Gjykata në Korenë e Jugut ka kërkuar arrestimin e ish-presidentit Lee Myung Bak.

Gjykata rajonale qendrore e Suelit njoftohet se ka kërkuar arrestimin e ish-presidentit Lee nën akuzën “ryshfet dhe shpërdorim i detyrës”.

Prokuroria akuzon Lee se ka marrë 10,3 milionë dollarë ryshfet nga agjencia e inteligjencës, biznesmenët dhe të tjerë gjatë periudhës në detyrë.

Lee është akuzuar gjithashtu për përdorimin e autoritetit të tij që t’i mundësojë përfitime kompanisë së pjesëve për automjete DAS, e cila në dokumente rezulton se i përket vëllait të tij Lee Sang-eun.

Prokuroria kërkon dënimin e Lee me 30 vite burg. Ndërkaq, Lee ka refuzuar azkuat e drejtuara ndaj tij për periudhën 2008-2013, kur ai ka qenë në detyrë në Korenë e Jugut.

Lee do të jetë ish-presidenti i katërt i Koresë së Jugut që ndalohet duke iu drejtuar akuzë.

Edhe Park Geun Hye, pasardhësja e Lee, vitin e kaluar u shkarkua nga detyra presidenciale me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here