Gjykata skoceze: Pezullimi i Parlamentit britanik, i paligjshëm

Mos i humb

Studimi i ri: Varësia ndaj telefonave ndryshon strukturën e trurit, njejtë sikurse narkotikët

Shumica prej nesh këto ditë kemi telefona intelegjentë. Këto janë pajisje të jashtëzakonshme që na lejojnë të bëjmë më...

Kinë, numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet në 2,717

Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 2,717, bëri të ditur sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së...

Norvegji, dy gjermanë të vdekur nga orteku

Dy shtetas gjermanë kanë gjetur vdekjen në një ortek afër akullnajës në arkipelagun Arktik Svalbard të Norvegjisë, i cili ndodhet më shumë...

Mbetje të rrezikshme nga Italia/ Arrest me burg për 3 persona, familjarët e pronarit të firmës kundërshtojnë në gjykatë

Arrest me burg për tre persona dhe detyrim paraqitjeje për tre të tjerë; këto janë masat e marra për gjashtë të arrestuarit...

Vendimi i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, për pezullimin e parlamentit britanik për pesë javë është i paligjshëm, thuhet në një vendim të sotëm të një gjykate skoceze.

Një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën e Lartë Civile vendosi në favor të një grupi politikanësh ndër-partiak që kundërshtuan pezullimin, i cili filloi në orët e para të së martës.

Vendimi rrëzoi aktvendimin e mëparshëm, i cili thoshte se pezullimi i Johnson-it nuk ishte në kundërshtim me ligjin.

Një avokat i çështjes tha se të martën e ardhshme do të apelojë vendimin në Gjykatën Supreme, organi më i lartë gjyqësor i Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i sotëm dhe do t’i drejtohemi Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të sjellë një axhendë të fortë legjislative. Pezullimi i Parlamentit është mënyra ligjore dhe e nevojshme për ta realizuar këtë”, thuhet në një deklaratë nga selia qeveritare ’10 Downing’.

Pezullimi i të dyja Dhomave të Parlamentit britanik deri në fjalimin e Mbretëreshës më 14 tetor ishte një hap i paramenduar për të ndalur orën deri në skadimin e afatit të Brexit-it më 31 tetor, datë kjo për të cilën Johnson insiston që Britania të largohet nga Bashkimi Evropian (BE) me ose pa marrëveshje.

“Falënderime të thella për të gjithë mbështetësit tanë dhe ekipin tonë fantastik juridik të cilët sollën vendimin historik se pezullimi është i kundërligjshëm”, shkroi në Twitter, Joanna Cherry, një nga deputetet e Partisë Kombëtare Skoceze, të cilët kundërshtojnë vendimin e Johnson-it.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Ngrënia e arrave mund ta përmirësojë performancën në testet e funksioneve kognitive, duke i përfshirë testet për kujtesën, përqendrimin dhe shpejtësinë e...

Një truk i cili ju garanton krepa më të buta

Falë këtij truku, gjithmonë do të gatuani krepa të shijshme! Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit...

LG V60 ThinQ 5G lansohet zyrtarisht me ekran të dyfishtë

LG kanë qenë të qëndrueshëm në shtytjen e aksesorit Dual Screen për mjaft kohë, pasi prodhuesi Korean nuk ka ende pajisje të...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike: Në Kosovë nuk ka koronavirus

Nga data tetë e këtij muaji deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej...

Thaçi takohet me Pompeon, ja çfarë u bisedua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Thaci ka treguar...