Gjykata Supreme refuzon ankesën e AAK-së për Istogun

Mos i humb

Gjykata Supreme ka vendosur për ankesën e subjektit politik – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me votimin në Istog.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e këtij subjekti, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte ankuar në PZAP, duke kërkuar sërish rivotim në komunën e Istogut.

PZAP e kishte hedhur këtë ankesë si të palejuar. Pas kësaj, AAK kishte bërë ankesë edhe në Gjykatën Supreme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit