Anëtari i Gjykatës së Lartë, gjykatësi Tom Ndreca, i cili ka gjykuar dosjen e “21 janarit”, ka dalë sot para Vettingut.
Në përfundim të hetimit administrativ, KPK thotë se deklarimi i Ndrecës është i pasaktë. “Subjekti ka mungesë të ligjshme financiare për të justifikuar 1.3 milionë lekë”.
Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980 dhe për një periudhë 4-vjeçare, ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.
Për likuiditetin prej 1.3 lekësh, Ndreca ka pretenduar se nuk i janë marrë në konsideratë të ardhurat nga viti 1980 e në vijim.
Top Channel