Gjyqtarët nuk ka kush i heton. Inspektoriati i lartë i drejtësisë nuk ekziston

Mos i humb

Ka mbetur edhe një javë kohë për çdokënd që pretendon postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, institucionit më të ri të reformës në drejtësi, i cili nuk ekziston ende dhe që duhet të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar për shkelje administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me seli pranë Gjykatës së Lartë shpalli si kufi të fundit kohor për këdo që synon ILD datën 20 mars, por deri më tani askush nuk ka shprehur vullnetin dhe as ka dorëzuar dokumentacion pranë KED.

“Nëqoftëse Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk u shkon raport nga inspektori i lartë i drejtësisë ata nuk marrin dot asnjë vendim prandaj shqetësimi kryesor është ky që të vendoset në shinat e normalitetit drejtësia dhe te funksionojnë siç duhet organet e drejtësisë , pra të disiplinohen gjyqtarët dhe prokurorët”, tha Artan Hoxha, ekspert i nivelit të lartë.

Të vetmit që vazhdojnë të jenë në garë janë 3 pretendentë që dy vite më parë shprehen interes, por që edhe ata duhet të rifreskojnë dokumentacionin. Konkurrentet e deritanishëm që kanë shprehur interes për ILD gjatë vitit 2017 janë Marsida Xhaferrlari, për të cilën u dha vendim neutral pra as shkarkim dhe as konfirmim në detyrë, si dhe anëtari i Gjykatës Administrative Artur Malaj, çëshja e të cilit është ankimuar në Kolegjin e posaçëm dhe zonja Lefterie Lleshi.

“Shpalljet kanë qenë të vjetra, tani vijmë me shpalljet e reja, vijmë në një kuadër të ri që ne sot e kemi edhe KLGJ edhe KLP. Ka një procedure këshilli i emërimeve në drejtësi se si i përzgjedh kandidatet, edhe i rëndit ata duke i parë kriteret dhe këtu është vetë KED që do ndje ligjin dhe rregullat që ka përcaktuar. Kjo renditje e kandidatëve i propozohet kuvendit, i cili me votë të cilësuar përzgjedh njërin prej tyre, nuk ka rëndësi renditja dhe nëse nuk arrin dot për shkak të votës së cilësuar atëherë quhet i emëruar ai që është renditur i pari”, ekspert i nivelit të lartë.

Por, nën frymën e kushtetutës ILD duhet të kishte nisur nga puna në qershor 2017, por diçka e tillë nuk u bë e mundur për shkak se dy KED i dogjën mandatet një vjeçare me mos funksionim.

“Besoj se deri më datën 20 ne do kemi kandidate, ajo që unë do dëshiroja është që kandidatët të jenë të atij niveli që kushtetuta e parashikon për inspektorin e lartë të drejtësisë, ky inspektor duhet të jetë një personalitet, një person i njohur”, thotë ndër të tjera Hoxha.

Për shkak të mos funksionimit të ILD që prej ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor janë arkivuar 180 ankesa të qytetarëve të cilat nuk ka kush t1i trajtojë.

“Për aq kohë sa nuk funksionon Këshilli i Lartë i Drejtësisë është e pamundur trajtimi i ankesat të qytetarëve”, thotë Ilir Qafa, avokat.

Inspektoriati është autoriteti i vetëm që kontrollon gjyqtarët dhe prokurorët siç duhet të ndodhte në rastin e shqetësimit publik ndaj 3 gjyqtarëve që hoqën vendimin për Dritan Dajtin, shqyrton ankesat për prokurorin e përgjithshëm siç ndodhi me denoncimin e  opozitës kundër Arta Markut por edhe ankesat ndaj anëtarëve të dy organeve të qeverive të reja të drejtësisë KLGJ dhe KLP.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit