“Gjyqtarët” që do të pastrojnë policinë, hapet gara për Komisionin

Mos i humb

 

Formularët e plotësuar nga të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit në kuadër të procesit të vettingut, do të dorëzohen dhe me pas shqyrtohen nga një Komision i Jashtëm, i quajtur Komisioni i Vlerësimit Kalimtar dhe Periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe Shërbimit të Ankesave, SHÇBA.

 Për përzgjedhjen e anëtarëve të këtij Komisioni dhe të Sekretariatit Teknik, Ministria e Brendshme ka ngritur një bord. Bordi i Përzgjedhjes njoftoi këtë të premte hapjen e garës për pesë vende të lira për Komisionin e Jashtëm të Vettingut dhe 15 për Sekretariatin Teknik.

Për anëtarë të Komisionit mund të aplikojnë personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare, kanë 10 vite përvojë në profesion, nuk janë angazhuar në funksione drejtuese në parti politike në tre vitet e fundit, nuk janë të dënuar apo nuk janë në proces hetimi, nuk janë subjekt i vettingut në drejtësi, nuk kanë marrë masë disiplinore dhe nuk ka qenë bashkëpuntor i ish-sigurimit të shtetit.

Ndërkohë, për Sekretariatin Teknik kërkohet një përvojë pune 5-vjeçare dhe kriteret e lartpërmendura

Afati për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara për personat e interesuar për t’u bërë pjesë e Komisionit është 15 ditë. Ministria e Brendshme thotë se Bordi i Përzgjedhjes rezervon të drejtën për të kryer verifikimin e të dhënave të deklaruara nga kandidatët në aplikimin e kryer.

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit