Gjyqtarët shëtitës, ish-anëtari i KLD-së: Gjykatat nuk funksionojnë mirë

Mos i humb

Artan Gjermeni, ish-anëtar i KLD është gjyqtar prej 27 vitesh. Nga gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ku ka zyrën, prej gjashtë muajsh Gjermeni është kthyer në një gjyqtar shëtitës si shumë të tjerë.

Fenomeni më i ri ka lindur pas kompetencave të kufizuara të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që nuk mund të emërojë gjyqtarë, sepse pritet ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në këtë mënyrë është lënë zbuluar pjesa më e madhe e gjykatave, tek të cilat nuk realizohet formimi i trupave gjyqësore, ndaj çdo muaj KLD delegon si gjyqtare shëtitës nga njëra gjykatë në tjetrën 60 deri në 70 gjyqtarë.

“Unë dje kam qenë si gjyqtar shëtitës në Gjykatën e Krujës për një çështje me pesë të pandehur. Këtë fakt nuk e thashë për t’u ankuar, sepse është në detyrimin tim ku ka nevojë sistemi që të shkoj, por po flas për ata gjyqtarë që janë kthyer në rutinë të punës kështu. Ka gjykata të apeleve që e kanë në statistikat e tyre shëtitje e komandime në mënyrë rutinë. Pra, si rregull funksionimi është diçka e veçantë, kur kthehet rutinë atëherë nuk është funksionim i mirë i gjykatave”, thotë gjyqtari Gjermeni.

Situata është alarmante në Gjykatën e Lushnjes dhe të Kavajës, që kanë nga tre gjyqtarë, si edhe në gjykatat e Apelit dhe në gjykatat Administrative.

“Ose gjykata të Shkallës së Parë që janë në black out. Është urgjente ndërhyrja, sepse pasoja bie tek qytetari. Ai besimi i publikut mund të shndërrohet në urrejtje kjo reformë, se qytetari thotë unë nuk pres vettingun që të vazhdoj një proces. Unë pres të bëhet gjykimi thotë ai”, shton Gjermeni.

Gjyqtari këmbëngul se duhet të ngrihet sa më shpejt Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mënyrë që të zgjidhet ky kolaps në drejtësi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit