Gjyqtarët sulmojnë vettingun: po bën padrejtësi mbi drejtësinë

Mos i humb

Unioni i Gjyqtarëve nuk pajtohet me praktikën e deritanishme të vettingut. Kjo instancë e drejtësisë shqiptare e cila një vit më parë e çoi procesin deri në kushtetuese, pa ia arritur dot ta rrëzojë, tashmë e sheh atë që po ndodh në sallat e reja të gjyqit për vetë drejtësinë, si diçka që ka tradhëtuar parimet.

“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet e Vettingut të vijojnë një proces rikontrolli konform standardeve më të larta të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, opinionit të Komisionit të Venecias, të opininit të rrjeteve gjyqësore europiane, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke patur si qëllim shëndoshjen e sistemit gjyqësor dhe jo ndëshkimin individual të gjyqtarëve. Unioni kërkon nga oponioni publik, media dhe politika të mos influencojnë procesin e vettingut me deklarata të pabaza dhe shpesh emocionale”, thuhet në një deklaratë të Unionit.

Ndërkohë, është paralajmëruar një lëvizje strategjike e tyre për ta bllokuar, bojkot masiv i institucioneve, që ende nuk dihet nëse do të ndodhë realisht. Por deklarata e mësipërme e bën të qartë nervozitetin mes tyre. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit