Glauk Konjufca paralajmëron rrëzimin e Presidentit, thotë se Lugina s’mund të merret pa ushtri

Mos i humb

Kufijtë e Kosovës nuk mund të ndryshohen vetëm pse dëshirojnë presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, thotë në një intervistë për Radion Europa e Lirë, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Kufijtë aktualë, sipas tij, nuk mund të ndryshohen pa probleme, pa trazira dhe konflikte. Konjufca tha po ashtu se opozita dhe sidomos Vetëvendosje, do të organizohet gjatë shtatorit për ta rrëzuar nga pushteti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Radio Europa e Lirë: Cili është qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve me Serbinë që është përmendur nga presidenti Hashim Thaçi?

Glauk Konjufca: E para gjë brengosëse lidhur me idenë e presidentit Thaçi, lidhur me shkëmbimin e territoreve, ka të bëjë me befasinë dhe ngutësinë me të cilën erdhi në shprehje kjo ide. Për këtë arsye ,e bënë si një farë projekti, i cili nuk ta bëjë fare me zgjidhjen e çështje së shqiptarëve, por më shumë ka të bëjë me ndoshta disa kalkulime personale të presidentit Thaçi, që mund të lidhen ndoshta edhe me gjendjen e tij politike dhe frikën e tij për të ardhmen politike, në kuptimin e karrierës dhe pozitës që e mbanë. Pra, krejt kemi të bëjmë me lojëra të pushtetit dhe jo me, le të themi, me një projekt të vërtetë, të sinqertë, i cili brengën kryesore e ka te çështja e shqiptarëve, të cilët kanë mbetur jashtë Shqipërisë dhe jashtë Kosovës.

Qeveria e Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë, aq shumë janë angazhuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës sa që nuk kanë mundur ta hapin as një maternitet atje, që ka qenë edhe marrëveshje, i cili ka kushtuar 100 apo 200 mijë euro. Shtetet të cilat në mënyrë të paligjshme i japin 53 milionë euro për kompani private siç është “Bechtel- Enka”, por nuk mund ta hapin një maternitet në Luginë të Preshevës, unë nuk di tash si duan t’i ndërrojnë territoret. Përkujdesja për kombin, për Luginën e Preshevës, së pari duhet të niset prej një projekti, i cili merr kohë, për reciprocitetin e të drejtave të popujve.

Çfarë rezultate prisni nga takimi i ardhshëm mes dy presidentëve Thaçi e Vuçiç?

Glauk Konjufca: Unë nuk pres asgjë konkrete, mirëpo mund të thellohet fatkeqësisht kjo ideja e shkëmbimit të territoreve, për shkak se kjo ka hasur në një kundërshtim të drejtpërdrejt dhe të madh të përnjëhershëm.

Presidenti Thaçi e ka ndërruar fjalorin e tij paksa, nuk është duke folur më për shkëmbim të territoreve, por për korrigjim të territoreve. Ai po thotë që nga aspekti real i politikës dhe si qëndrojnë gjërat aktualisht, në terren, duke një naivitet paksa edhe qesharak sepse ai po thotë se krejt plani është që do t’ia marrim ne Serbisë Luginën e Preshevës dhe me kaq do të përmbyllet puna, Kosova do t’i shkoi Serbisë në territorin e vetë edhe do t’ia marrë atë pjesë. Pa pasur ushtri Kosova, me këto konstalacione të bashkësisë ndërkombëtare dhe më këto qëndrime, mendoj se është pak tallje për qytetarët e Kosovës.

Cilat do të jenë veprimet e ardhshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Do të vazhdoni me protesta e gaz lotsjellës në Kuvend?

Glauk Konjufca: Kjo do të kundërshtohet, presidentit Thaçi do t’i tregohet vendi i tij. Hashim Thaçi në një farë mënyre mund të thuhet që e ka privatizuar dialogun me Serbinë. Kjo është e papranueshme në një shtet demokratik. Kur presidenti zgjohet në një mëngjes dhe pa e mandatuar askush thotë se unë do t’i bëjë të gjitha, kjo është me të vërtetë brengosëse.

Unë mendoj se ka një masë kritike tani edhe të qytetarëve, edhe të shoqërisë, por edhe të deputetëve të cilët mendojnë që presidenti Thaçi nuk duhet të mbështetetë në këtë projekt. Arritja e një marrëveshjeje shumë të dëmshme vetëm përmes mendjes së tij, atëherë unë nuk shoh rezultate të tjera po trazira në Kosovë dhe demonstrata shumë të mëdha të cilat do ta rrëzojnë presidentin Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit