Grabitet furgoni i blinduar me miliona euro

Mos i humb

Katër persona të maskuar dhe me armë kanë arritur të grabisin  një furgon të blindur që transportonte rreth 2 milionë e gjysëm euro.

Grabitja është shënuar rreth orës 07:30 e mëngjesit të sotëm në autostradën 96 në provincën e Barit në afërsi të komunës Mellitto

Për të realizuar grabitjen e tyre , banditët kanë bllokuar rrugën me dy automjete të rënda të cilëve i kishin vënë zjarrin duke vënë kështu në kurth furgonin dhe penguar mbërritjen e forcave të policisë.

Për të hapur furgonin e blinduar banditët kanë përdorur ruspën e më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Furgoni po trasnportonte para për të furnizuar zyrat postale të qytetit të Matteras dhe brenda thuhet se ka pasur mbi 2 milionë e gjysëm euro.

Hetuesit thonë se flitet për një grabitje të mirëorganizuar në çdo detaj.

Autostrada 96 në afërsi të qytetit të Altamurës vazhdon të jetë e mbyllur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit