Grabitja/ Shoqata e Bankave: Të zgjidhet siguria në aeroport

Mos i humb

Vjedhja e miliona eurove në aeroportin e Rinasit vazhdon të mbajë të bllokuar transportin jashtë të vlerave monetare të Bankave. Për këtë arsye bankat janë ende në kërkim të një zgjidhjeje. Për Silvio Petrazzin kryetarin e Shoqatës së Bankave, e rëndësishme është që zgjidhja të gjendet para sezonit të verës, kur remitancat nga emigrantët rriten bashkë me të ardhurat e vendit nga turizmi.

“Kur kompania na njoftoi se nuk do të bënte më transferta na zuri në befasi. Për momentin transferimi i parave është i ndërprerë. Mundësia e vetme teknike është që të transportojmë me automjete drejt Kosovës ose Greqisë. E vetmja gjë që mund të bëhet është të merren masat e duhura që të garantojnë sigurinë në mënyrë që linjat të rikthejnë transportin e parave. Tashmë jemi në diskutime, shpresojmë të gjejmë një zgjidhje para verës.”

Në ditët e para pas grabitjes, një pjesë e bankave filloi të refuzojë blerjen e valutës së tepërt, gjë që solli një dobësim të konsiderueshëm të euros në treg. Drejtuesit e bankave thotë Petrazzi vendosën bashkërisht pak ditë më vonë të vijonin të blinin valutë si normalisht për të shmangur çrregullimet në treg.

“Një ditë pas grabitjes disa banka ndaluan së pranuari para por mesa di une asnjë bankë nuk e ka ndaluar shërbimin.Kemi pasur dy takime ne si shoqatë bankash dhe mund të them në mënyrë të përgjegjshme që do të vazhdojmë të ofrojmë shërbimet në mënyrë që të mos crregullojmë tregun.Një ditë pas grabitjes kursi i këmbimit ndryshoi dhe euro ra në mënyrë drastike dhe më pas u rikuperua sepse bankat rinisën shërbimin.Ky ishte një veprim i përgjegjshëm që duhej përkthyer në veprime.”

Një bankë, tha Petrazzi, mund të kryejë katër apo pesë transferta në muajNdaj si kryetar i Shoqatës së Bankave kërkon rritjen e masave te sigurisë jo vetëm në Rinas, por në të gjithë sistemin e transportit te vlerave monetare.

“Ajo që është e rëndësishme është që të implementohet një set masash te cilat do ta bejne te sigurte aeroportin, jo vetem aeroportin por edhe rrugën per ne aeroport. Pra bankat janë duke e bere pjesën e tyre te punes, por kjo eshte nje zinxhir, një zinxhir që fillon me bankat, perfshin kompanitë e sigurisë per transfertat e parave, përfshinë policinë e shtetit, sigurinë e aeroportit dhe kompaninë që dërgon paratë jashtë.”

Në 9 Prill në aeroportin e Rinasit nëj grup i strukturuar kriminal hynë në pistën e aeroportit dhe grabitën nga barku i avionit 6.5 mln euro të cilat i përkisin tre bankave të nivelit të dytë në vend dhe do të transferoheshin në Vjenë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit