Gratë etiopiane luftojnë me vendosmëri fistulën obstetrike

Mos i humb

Shumë gra etiopiane me dhimbje qëndrojnë në ulëset e dhomës së pritjes në spital, të vetmuara nga ngutja dhe rrëmuja e kryeqytetit Addis Ababa. Ata të gjitha vuajnë nga fistula, një sëmundje e shkaktuar gjatë lindjes, e cila rezulton në humbjen e kontrollit të fshikëzës ose rektumit.

Kirurgi Fekady Aynachew dhe kolegët e tij janë duke u kujdesur për pacientët në spitalin “Hamlin Fistula”, i ndërtuar në vitin 1974, që është spitali i parë në Etiopi i specializuar për fistulën.

Aynachew thotë se fistula obstetrike shkaktohet nga lindja e tejzgjatur. “Kjo rezulton në një hapje të parregullt midis kanalit të lindjes dhe fshikëzës ose rektumit. Dhe, rrjedhimisht paaftësia për të kontrolluar urinën”, thekson Aynachew, duke shtuar se kjo është kërcënuese për jetën dhe për një trajtim gjatë gjithë jetës.

– Çdo vit nga 9.000 raste

Në të gjitha rastet, lëngjet e trupit rikthehen në një “qese stoma” të lidhur me trupin e pacientit, e cila ndryshohet çdo tre deri në shtatë ditë.

“Ndër ata që trajtohen, shumë pak mund të lindin”, shprehet kirurgi Aynachew.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit nga 50 mijë deri në 100 mijë gra preken nga fistula obstetrike, ndërsa më shumë se 2 milionë gra të reja jetojnë me fistula obtetrike të patrajtuara në Afrikën nën-sahariane.

Në Etiopi, çdo vit ndodhin rreth 9.000 raste të fistulës, kryesisht në mesin e grave të paarsimuara, të varfra dhe që jetojnë në vise rurale si dhe në mesin e vajzave që janë të detyruara në martesa të hershme.

Në një anketë kombëtare shëndetësore, Ministria etiopiane e Shëndetësisë tha se përqindja e lindjeve në objektet shëndetësore është rritur ndjeshëm, nga 6 për qind në vitin 2000 në 28 për qind në vitin 2016.

Aynachew në vazhdim thekson se përderisa sëmundja u çrrënjos një shekull më parë në botën e zhvilluar, Etiopia ende ka një rrugë të gjatë përpara.

– Të braktisura nga jeta

25 vjeçarja Asrebeb Yalew dhe 27 vjeçarja Meron Ali janë dy nga 80 pacientet e fistulës që kërkojnë trajtim në spital.

“Unë isha e martuar me një burrë. Një ditë ndjeja kontraktimet. Pata dhimbje të forta për shtatë ditë dhe humba vetëdijen”, tha Yalew, një banore e zonës veriore Gonder.

Kur ajo u kthjellua, gjithçka kishte ndryshuar.

“Fëmija im ishte i vdekur, shtrati im ishte i lagur me urinë dhe fekale, ndërsa unë mbaja erë. Kam provuar disa herë që të kryej vetëvrasje, por nuk mundja, sepse isha paralizuar në shtrat për shtatë vjet. Burri im turpërohej nga unë. Për shkak të erës së keqe, askush nuk më vizitoi”, shprehet ajo.

Poashtu edhe Meron Ali pësoi një traumë të ngjashme në fshatin e saj të largët në rajonin lindor Harar.

“Ne ishim shumë larg nga një klinikë dhe burri im donte të më transferonte mua në shtëpi”, thotë Ali.

“Më vjen turp për gjendjen dhe fatin tim. Dhe, burri im më ka divorcuar dhe është martuar me një grua tjetër”, shprehet ajo.

– Trauma dhe rimëkëmbja

Kryetarja e Qendrës së Rehabilitimit, Beletsachew Tadesse për AA tha se këta pacientë vuajnë nga stresi pas-traumatik për një kohë të gjatë.

“Pasi ata janë shëruar ndjehen të lumtur, sepse ata u kthyen nga vdekja. Por, ndonjëherë ata ndjehen të zemëruara me veten, burrat e tyre që i tradhtuan dhe ata që i braktisën”, tha ajo.

Në këtë qendër ata marrin trajnim profesional, përvojë sipërmarrjeje dhe ndihmë financiare.

“Kemi parë shumë burra të dashur dhe të kujdesshëm të cilët përkundër presionit të jashtëm refuzuan të divorcohen nga gratë e tyre dhe mbetën me ta. Dhe, disa pacientë me fat poashtu kanë lindur”, thotë Tadesse.

Spitali “Hamlin Fistula” është ide e një gjinekologoje australiane, Catherine Hamlin, 94 vjeçe, e cila me bashkëshortin e saj Reg Hamlinon themeluan këtë qendër shëndetësore.

Hamlin u tërhoq nga mjekësia aktive për shkak të moshës së saj, por vazhdon të jetojë në mjediset e spitalit.

Ajo ka shëruar 50 mijë pacientë të varfër rural dhe ka ndërtuar pesë spitale rajonale dhe një kolegjë për gjinekologe.

Institucioni ka trajnuar praktikues nga Nigeria, Burundi, Zimbabve, Ruanda dhe Tanzania.

Pacientët me dashuri e quajnë atë Amharic, që do të thotë nëna jonë.

– “Nuk ka qenë në shkollë, por është një nga kirurget më të mira”

Diçka interesante, ajo gjithmonë ka patur në anën e saj 69 vjeçaren Etete Gashe, e cila kurrë nuk ka qenë në shkollë mjekësore, por është një nga kirurget më të mira të fistulave në vend.

Ajo është certifikuar edhe nga Kolegji Mbretëror i Kirurgëve i bazuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Kur ishte 15 vjeçe, ajo poashtu kishte kirurgji fistule dhe ishte trajnuar në qendër.

“Ajo ka mësuar kirurgë të certifkuar vendas dhe ndërkombëtarë për vite me radhë. Unë jam njëra prej tyre, aftësitë e saj praktike dhe teknikat e kirurgjisë janë të mahnitshme. Ajo është një simbol i mbijetesës së fistulave”, tha Ayanchew./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit