“Gratë shkencëtare mund të zgjidhin problemet më të mëdha në botë”

Mos i humb

Mundësimi i sa më shumë grave për të bërë karrierë në shkencë do të zgjidhte problemet më të mëdha në botë, thuhet në një komunikatë të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Paralelisht me porosinë se edukimi shkencor ndryshon botën, OKB publikoi disa të dhëna nga UNESCO të cilat flasin se 90 për qind e vendeve të ardhshme të punës do të kërkojnë ndonjë formë të aftësisë së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, përfshirë aftësi të analizës së të dhënave, zhvillimin e një softueri, si dhe vizualizimin e të dhënave.

Megjithatë, gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë “jashtëzakonisht të nën-përfaqësuara në shkencë”, pasi të gjitha të dhënat tregojnë se më pak se një e treta e femrave gjatë arsimimit të lartë përzgjedhin lëndët shkollore STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë).

OKB bën të ditur se nën 3 për qind e femrave zgjedhin lëndët e informatikës dhe teknologjisë së komunikimit (TIK).

Duke iu referuar raportit Hendeku Global Gjinor, i përpiluar nga Forumi Botëror Ekonomik, OKB thotë se vetëm 22 për qind e profesionistëve të inteligjencës artificiale në nivel botëror janë femra.

“Janë disa arsye për hendekun gjinor në studimin e shkencave, nga prioritizimi i arsimimit të djemve deri te paragjykimet dhe stereotipet gjinore”, thuhet në raportin e OKB-së, i cili thekson se bota po humbet talentet potenciale shkencore të femrave.

Gjatë theksimit të kontributit të jashtëzakonshëm që gratë kanë dhënë në shkencë, OKB përmend emrin e Marie Curie, pionieren e kompjuterisë Ada Lovelace dhe shkencëtaren e NASA-s, Katherine Johnson.

Ai theksoi se ndërsa pengesat mbeten shumë për gratë në arritjen e potencialit të tyre të plotë në shkencë, këto barriera janë “sociologjike dhe psikologjike dhe po zhduken”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit